26 Janar 2017 - 11:04
Profesori Ted Malloch ka thënë se ai do të “shkurtoj euron”, që është një pozicion në bursë që vë para për rënien e vlerës së saj, pasi ai mendon se në 18 muajt e ardhshëm do të bjerë vlera e euros në mënyrë drastike.
Ai gjithashtu ka thënë se Britania mund të pajtohet me një marrëveshje të tregtisë së lirë “reciprokisht të dobishme” me Amerikën, për afër 90 ditët e ardhshme.
Dhe se do të ishte më e mira për SHBA-në nëse Britania ekzekuton një Brexit të ‘pastër’, transmeton koha.net.
Dhe pasi të mbetet si treg i vetëm, Britania e Madhe mund të anashkalojë “burokratët në Bruksel”, dhe të krijojë një marrëveshje të tregtisë së lirë, ka thënë ai.
Mr Malloch ka shtuar se “çdo përpjekje e BE-së për të bllokuar Britaninë që të filloj negociatat me SHBA-në do të ishte ‘absurde’ dhe se do të ishte sikurse një burrë ‘që tenton ta ndalë gruan e tij që të ketë afera’”.
Megjithatë ende nuk është konfirmuar se Mr Malloch do të jetë zgjedhja e Presidentit Trump për Bruksel.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...