26 Janar 2017 - 09:32
Gjatë një fjalimi në konferencën me temë “Qipro – Kauza jonë kombëtare”, organizuar në Qendrën e Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale (ESAM) në Ankara, Tugrul Turkes rikujtoi kërkesën 4-pikëshe të Turqisë në bisedime.
Turkes shpjegoi pikën e arritur deri më tani në negociatat e Gjenevës për “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Qipro”, ndërsa kritikoi qëndrimin e papajtueshëm të palës greke të ishullit.
“Ne duam që kjo marrëveshje të prodhojë rezultate pozitive. Të njëjtën gjë e themi dhe në bisedime”, tha ai duke nënvizuar se po negociohet mbi qeverisjen, ndarjen e pushteteve dhe territoret e të dyja palëve të Qipros.
“Thamë që duhet garantuar barazia në 4 liri, por ata nuk u qasën aspak. Pastaj u propozuam që të privohej edhe Greqia, nëse këto i vlerësoni si lëshime apo koncesione, por as me këtë nuk pajtohen. Megjithatë, pavarësisht gjithë këtyre, po ruajmë vullnetin tonë të mirë”, shtoi zv/kryeministri Turkes.
Mes të tjerash, Turkes u ndal gjithashtu mbi popullsinë turkoqipriote, që në bisedime vlerësohet të jetë 220 mijë banorë, duke nënvizuar se edhe ai vetë është nënshtetas i Qipros, por s’përfshihet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...