25 Janar 2017 - 22:20
Lavrov, i cili iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të dhomës së ulët të parlamentit rus në Moskë, tha se është zgjeruar bashkëpunimi me Turqinë, Iranin dhe vendet e tjera në rajon, sa i përket situatës në Siri, duke shtuar se evakuimi i njerëzve nga Halepi dhe marrëveshja mbi armëpushimin ka ardhur falë kësaj.
"Rezultatet e negociatave në Astana, përpjekjet për zgjidhjen e krizës siriane i kanë ngritur në një nivel të ri", tha Lavrov, i pyetur për negociatat që u mbajtën në fillim të javës në kryeqytetin e Kazakistanit.
Kryediplomati i Rusisë tha se gjatë bisedimeve delegacioni rus me opozitën siriane ka diskutuar për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit. Ai theksoi se Rusia, regjimi dhe opozita janë të gatshëm që të bashkëpunojnë në luftën kundër organizatës terroriste DEASH.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...