25 Janar 2017 - 13:04
Komunikata e përbashkët e miratuar nga tre vendet në fjalë në fund të negociatave të paqes në Siri, siç transmeton trt, u lexua nga ana e Ministrit të Jashtëm të Kazakistanit, Kajrat Abdurahmanov.
Sipas tekstit të komunikatës, mekanizmi tresh për mbikëqyrjen e armëpushimit i formuar nga Rusia, Turqia dhe Irani do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe zbatimin e armëpushimit në terren.
Tre vendet garantuese, të cilat theksuan se kriza në Siri nuk ka ndonjë zgjidhje ushtarake, i bënë thirrje shoqërisë ndërkombëtare për ti vënë në zbatim hapat e marra me rezolutën Nr. 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të mbështetur procesin politik në Siri.
Në deklaratë bëhet e ditur se Turqia, Rusia dhe Irani përkrahin kërkesën e grupeve opozitare për pjesëmarrje në negociatat e Gjenevës, ndërsa tre vendet theksojnë se duhet bërë dallimi mes grupeve të armatosura opozitare dhe grupeve terroriste në Siri.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...