25 Janar 2017 - 10:57
Ajo i ka thënë TV Pink se në Beograd janë arrestuar tre persona për drogë, dhe në Kralevë një tjetër. Por ajo nuk ka sqaruar nëse ndër ta ishte edhe Marko Jabllanoviq, i vëllai i sekretarit Shtetëror në Ministrinë e Punës të Serbisë, Aleksandar Jablllanoviqit, ish-ministrit për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, transmeton Koha.net.
Popoviq – Ivkoviq ka thënë se sa u përket shkrimeve në mediet e Beogradit për arrestimin e Marko Jabllanoviqit nga policia në Kralevë për shkak të drogës, që i është gjetur në veturën zyrtare të Qeverisë së Serbisë, për këtë do të sqarojë ministri Aleksandar Vulin.
“Ajo që mund të them është se në Beograd janë arrestuar tre persona, kurse në Kralevë një tjetër. Procedurat ndaj tyre po zhvillohen, rastin e ka në dorë prokuroria, policia ka bërë punën e saj dhe mendoj se ka treguar se nuk ka as do të ketë persona me imunitet”, ka thënë ajo.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...