Izraeli miraton 2 500 njësi banimi të reja në Cisjordani

25 Janar 2017 - 09:22      

Jeruzalem, 25 janar – Izraeli njoftoi sot ndërtimin e 2 500 vendbanimeve të reja në Cisjordani, njoftimi më i rëndësishëm i këtij lloji prej muajsh në këtë territor palestinez të pushtuar.

“Ministri i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman dhe kryeministri Benjamin Netanyahu vendosën të miratojnë ndërtimin e 2 500 njësive të banimit në Jude-Samarie për t’iu përgjigjur nevoja për strehim dhe jetës së përditshme”, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, katër ditë pas ceremonisë së betimit të Donald Trump si president i SHBA-së.

Jude-Samaria është emërtimi i dhënë nga ana e Izraelit Cisjordanisë, territor i pushtuar prej vitit 1967.

Ky është vendimi i dytë izraelit që lidhet me vendbanimet e reja brenda një harku dyditor, pas dhënies së dritës jeshile të dielën nga bashkia izraelite e Jeruzalemit për ndërtimin e 566 shtëpive në lagjet e vendbanimeve të reja në Jeruzalemin Lindor, me shumicë palestineze në qytetin e pushtuar dhe aneksuar nga Izraeli. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...