Presidenti Radev shpërbën Parlamentin, zgjedhje më 26 mars

24 Janar 2017 - 22:14      

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, shpërndau Palamentin dhe caktoi zgjedhjet e parakohshme më datë 26 mars të këtij viti.

Përmes dekretit që do t'i dorëzohet Parlamentit më 27 janar, Radev ka shpërbërë Parlamentin Kombëtar.
President i Bullgarisë ka emëruar prof. Ognyana Gercikova të udhëheq qeverinë e përkohshme teknokrate.

Rumen Radev në inaugurimin e të dielës së kaluar, zyrtarisht u bë President i pestë i Bullgarisë, me këtë rast theksoi idenë e vazhdimësisë.

“Ceremonia e sotme ka një kuptim të thellë, për arsye të shpresës për ndryshim të cilën të gjithë e presim, si dhe për arsye të vazhdimësisë së ideve të kontinuitetit, e cila është thelbi i shtetësisë”, theksoi atëherë Radev, duke shtuar se ai do të jetë president i të gjithë qytetarëve, pa dallim partie, komuniteti apo origjine fetare.

Presidenti i ri bullgar, po ashtu theksoi se me partnerët e vendit të tij do të punojë në përshpejtimin e integrimit të saj me Evropën, si dhe u zotua se do të angazhohet për të drejtat dhe dinjitetin e kombit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...