Trump ringjall dy projekte të ndaluara nga administrata e Obamës

24 Janar 2017 - 20:10      

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar urdhrat për avancimin e projekteve kontraverse për ndërtimin e tubacioneve të naftës që ishin bllokuar nga administrata e Barack Obamës.

Fjala është për projektet “Keystone XL” dhe tjetri Dakota Access që janë nënshkruar sot nga presidenti Trump.

Ish presidenti Obama kishte bllokuar projektin “Keystone XL” në fund të vitit 2015 duke thënë se ai e dëmton përpjekjen amerikane për të siguruar një marrëveshje për ndryshimet klimatike.
Në vitin 2016 ishte ndaluar edhe projekti për ndërtimin e tubacionit të naftës “Dakota Access”.

Fisi i indianëve të Amerikës, “Sioux” në zonën “Standing Rock” dhe përkrahësit e saj thonë se projekti kërcënon ujin e pijes dhe zonat e mbrojtura të indiano-amerikanëve.

Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump ka thënë sot se “nga tash e tutje ne do të fillojmë të ndërtojmë tubacione në Shtetet e Bashkuara”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...