Kadyrov konfirmon praninë e çeçenëve në policinë ruse në Siri

24 Janar 2017 - 12:21      

Lideri i rajonit të Çeçenisë në Rusi, Ramzan Kadyrov, e ka konfirmuar praninë e çeçenëve në njësitet e policisë ushtarake ruse në Siri.

Në rrjetin Instagram, Kadyrov ka shkruar sot se një përfaqësues çeçen dhe një politikan rus aktualisht janë kthyer nga Siria , ku në mesin e njerëzve të tjerë, ata janë takuar edhe me “çeçenët e rinjë, që shërbejnë në batalionin e policisë ushtarake të Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë”.

Raportet në media në muajin dhjetor thonin se dy batalione nga forcat speciale policore të Çeçenisë ishin dërguar në Siri për ta mbrojtur një bazë ajrore ruse atje.

Zoti Kadyrov i pat përgënjeshtruar raportet, duke e hedhur poshtë praninë e personelit ushtarak çeçen në Siri.

Më herët në vitin 2016, Kadyrov pat thënë se i kishte dërguar çeçenët, që të inflitrohen në organizatën terroriste, Shteti Islamik, në Siri për të mbledhur informacione të inteligjencës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...