24 Janar 2017 - 11:33
Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, tha se sekretari Mattis dje ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe me sekretarin britanik të mbrojtjes, Michael Fallon, lidhur me shqetësimet aleate për deklaratat e shpeshta të presidentit amerikan, Donald Trump, në të cilat vlerëson se aleanca ushtarake është e “vjetruar”.
Zoti Mattis “e ka theksuar përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për NATO-n”, tha zëdhënësi, Jeff Davis.
Në bisedën telefonike me Stoltenbergun, “të dy liderët diskutuan për rëndësinë e vlerave tona të përbashkëta dhe sekretari ka nënvizuar se kur shikohet që aleatët të ndihmojnë në mbrojtjen e këtyre vlerave, Shtetet e Bashkuara gjithnjë fillojnë me Evropën”, tha zoti Davis.
Sipas tij, ata “kanë shprehur përkushtim për konsultime në muajt e ardhshëm dhe presin të takohen personalisht gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s në shkurt”.
Gjatë bisedës së tij telefonike me sekretarin britanik të mbrojtjes, Michael Fallon, sekretari Mattis, po ashtu, “ka theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, çdoherë do të gëzojnë raporte unike të afërta, të reflektuara në lidhjet tona mbrojtëse, që janë bazë e sigurisë së Shteteve të Bashkuara”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...