24 Janar 2017 - 11:20
Kalifornia, që ka vuajtur nga thatësia, është goditur fuqishëm nga të reshurat e mëdha, së pari gjatë fillimit të dhjetorit, e pastaj edhe në janar, që kanë vazhduar edhe gjatë fundjavës së kaluar, raporton AFP.
“Kam parë se kushtet e rrezikut ekstrem për sigurinë e njerëzve dhe të pasurisë ekzistojnë, për shkak të dëmeve nga stuhia”, tha guvernatori, Jerry Brown.
Ai e ka urdhëruar zyrën e shërbimeve të emergjencës së Kalifornisë që “t’i ndihmoj qeveritë lokale”.
Derisa zyrtarët ende janë në procesin e vlerësimit të dëmeve nga erërat e fuqishme, konsiderohet se ato janë “në dhjetëra miliona dollarë”.
Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në 50 prej 58 qarqeve të Kalifornisë.
Megjithëqë stuhia ka sjellë të reshura të mëdha të shiut dhe borë në male, zyrtarët nuk besojnë se kjo do ta përfundoj thatësinë, që vlerësohet se ishte më e madhja në historinë e këtij shteti.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...