Spirale shqetësuese kriminaliteti dhe atentatesh në Mal të Zi

24 Janar 2017 - 09:20      

Podgoricë, 24 janar – Autoritetet malazeze janë të shqetësuara për një intensifikim të ndjeshëm të aktiviteteve kriminale me atentate, shkëmbim zjarresh dhe larje hesapesh mes bandave rivale në rrugët e kryeqytetit Podgoricë, njoftuan dje burime të ndryshme.

Ngjarja e fundit, sipas medias, lokale ndodhi pardje në mbrëmje kur, gjatë një shkëmbimi zjarri përpara lokalit “Buda Bar”, shumë i njohur në kryeqytetin malazez, mbeti i plagosur rëndë kikbokseri, Mirko Vlahoviq, një sportist shumë i njohur në vendin më numrin më të vogël të popullsisë në Ballkan.

I operuar me urgjencë, Vlahoviq, i cili punon në shërbimin e sigurisë së këtij lokali, është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vitin 2014, Vlahoviq mbeti sërish i plagosur gjatë një tjetër shkëmbimi zjarri në lokalin ”Cool”.

Gjatë muajit të fundit, në Podgoricë ka pasur tre atentate me shpërthime dhe kanë vdekur dy persona, çka ka çuar edhe në dorëheqjen e dy drejtuesve të policisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...