Foto: Reuters

Senati konfirmon Pompeon drejtor të CIA-s - Tillerson mezi miratohet Sekretar Shteti

24 Janar 2017 - 08:59      

Senati i Shteteve të Bashkuara mbrëmë vonë me lehtësi e ka konfirmuar Mike Pompeo për drejtor të CIA-s, ndërsa Komiteti për Marrëdhënie të Jashtme i Senatit me vetëm një votë më tepër e miratoi Rex Tillersonin për Sekretar Amerikan të Shtetit.

Të dy këta kandidatë janë nominuar nga presidenti, Donald Trump.

Senati votoi 66 për dhe 32 kundër, që ish-kongresisti, Mike Pompeo, të bëhet drejtor i ri i agjencisë CIA, shkruan rel.

Nga ana tjetër, në Komitetin për marrëdhënie të jashtme të Senatit, për Tillerson votuan 11 vetë, ndërsa kundër tij ishin 10 anëtarë të këtij komiteti.

Kryesuesi i komitetit, Bob Corker, tha se “nuk ka dyshim” se Tillerson është kandidat i mirë dhe e ka përmendur punën e tij udhëheqëse në korporatën energjetike, Exxon Mobil.

Por, senatori demokrat, Ben Carden, tha se e kundërshton Rex Tillersonin në bazë të përgjigjeve të tij në pyetjet lidhur me sanksionet kundër Rusisë dhe çështjet e tjera të rëndësishme globale, që më tepër tingëllonin sikur përgjigjej një ekzekutiv biznesor e jo një sekretar i ardhshëm i shtetit.

Megjithatë, Tillerson pritet që do të konfirmohet në përbërjen e plotë të Senatit, ku republikanët e kanë shumicën prej 52 anëtarëve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...