Foto: Reuters

Ndotja e ajrit, skemë e re kufizimesh në Paris

23 Janar 2017 - 22:42      

Parisi ka nisur aplikimin e një skeme të re të kufizimeve në trafik duke përdorur pulla me ngjyra në një përpjekje për të përmirësuar cilësinë e ajrit, pasi kryeqyteti francez është përballur me një seri rekordesh për sa i takon niveleve të ndotjes.

Një pjesë e madhe e Francës në fakt ka përjetuar nivele të larta të pjesëzave që dëmtojnë shëndetin që emetohen nga trafiku rrugor, veçanërisht nga motorët diesel, shkruan tch.

Parisi, bëhet kështu i pari qytet francez që publikon sistemin e pullave “Crit Air”, që detyron të gjitha makinat që të kenë një pullë ngjitëse me një ngjyrë të koduar, që tregon moshën dhe nivelin e ndotjes.

Pullat do të lejojnë policinë që të kontrollojë se cilat mjete mund të qarkullojnë në qendër të qytetit. Deri më tani, Parisi ndalonte qarkullimin e makinave mbi bazën e numrave tek apo çift të targave, por autoritetet shpresojnë se kjo skemë e re do ti lejojë të kufizojnë sadopak kërcënimin nga ndotja.

Çdo shofer duhet të porosisë pullën online. Kjo e fundit i kategorizon mjetet mbi bazën e moshës, gazrave që lëshon dhe burimit të energjisë që përdor. Sa më pak që një mjet ndot, aq më i lirshëm është pronari i tij të qarkullojë në kryeqytet. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...