Trump me urdhër ekzekutiv për tërheqje nga Partneriteti Trans-Paqësor

23 Janar 2017 - 19:53      

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përmbushur një premtim të fushatës duke nënshkruar urdhrin ekzekutiv për tërheqje nga Partneriteti Trans-Paqësor.

Marrëveshja e tregtisë, një pikë kyçe e politikës së ish-presidentit Barack Obama ndaj Azisë, është nënshkruar nga 12 vende.

“Kjo që sapo bëmë është një gjë e madhe për punëtorin amerikan”, tha Trump.

Ai gjithashtu shkurtoi fondet për grupet ndërkombëtare që ofrojnë aborte dhe ngriu punësimin e disa punëtorëve federalë.

Partneriteti Trans-Paqësor është një marrëveshje e tregtisë që mbulon 40 për qind të ekonomisë botërore. Ajo është negociuar në vitin 2015 nga vende si SHBA, Japonia, Malajzia, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Meksika.

Gjatë fushatës presidenciale, Trump ka thënë se kjo marrëveshje është një “katastrofë e mundshme” për SHBA-në dhe se dëmton prodhimin amerikan.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...