Në Kinë vazhdon “migrimi më i madh i brendshëm në botë”

23 Janar 2017 - 15:55      

Qindra miliona njerëz në Kinë kanë filluar atë që njihet si “migrimi më i madh i brendshëm në botë”, duke u kthyer drejt vendeve të tyre nga rajonet ku punojnë, për ta festuar Festën e Pranverës (Chun Jie).

Udhëtimi i sezonit të pushimit (Chunyun), që te kinezët njihet si “Migrimi Vjetor”, ka filluar më 13 janar dhe do të përfundojë më 21 shkurt. Sipas kalendarit tradicional hënor, Kina më 28 janar do të lë pas “Vitin e Majmunit” dhe do të hyjë në “Vitin e Gjelit”.

Në Kinë, pritja e vitit të ri së bashku me të gjithë anëtarët e familjes është një nga traditat më të rëndësishme. Ndërkaq, kthimi i njerëzve në vendlindjet e tyre cilësohet si lëvizja më e madhe njerëzore në botën moderne.

Pushimi zyrtar i Festës së Pranverës në Kinë do të fillojë më 28 janar dhe do të zgjasë shtatë ditë. Megjithatë, njerëzit marrin leje para dhe pas dhe zgjasin periudhën e pushimit deri në 40 ditë, për arsye të përgatitjeve dhe vizitave te familjarët dhe miqtë.

Këtë vit pritet që numri i udhëtimeve gjatë Chunyun pritet të shënojë rritje për 2,3 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Ndërkohë, supozohet që këtë vit gjatë periudhës së Chenyun të realizohen 3 miliardë e 28 milionë udhëtime.

Qindra miliona persona nga fshatra dhe qyteza që kanë shkuar në qendra të qyteteve për të punuar, po fillojnë të kthehen në vendlindjet e tyre për t’i vizituar familjet. Veçanërisht punëtorët migrues që kanë ardhur në qytete nga zona rurale, mund të ngelin të detyruar të ndërrojnë disa mjete të transportit publik për të arritur në shtëpitë e tyre të largëta.

Punëtorët migrues

Në Kinë, 292 milionë persona apo punëtorë migrues punojnë në qytete të mëdha jashtë vendlindjeve të tyre ku janë të regjistruar. Këta persona marrin rrugën drejt shtëpive të tyre për ta larguar lodhjen e tërë vitit dhe për ta festuar njërën nga festat tradicionale më të rëndësishme të vendit së bashku me anëtarët e familjes. Në Kinë, si shteti më i dendur në botë me popullsi prej 1,37 miliardë banorësh, mjeti i transportit më i parapëlqyer nga popullata është treni.

Gjatë periudhës së Chunyun këtë vit supozohet të ketë rritje për 9,7 për qind në numrin e personave që do të udhëtojnë me tren në krahasim me vitin e kaluar, për të arritur në 365 milionë persona. Miliona kinezë të cilët po përjetojnë emocionin e të kthyerit në shtëpitë e tyre prej të cilave kishin qenë të ndarë gjatë një viti, kanë shkaktuar dendshmëri të madhe në Stacionin Qendror të Trenave në Pekin.

Stacioni është vërshuar nga kinezë nga mosha shtatë deri në 70, ndërsa është vërejtur turmë masive para tij, ku veçanërisht fëmijët mes valixheve të të moshuarve ofrojnë pamje piktoreske. Nga ana tjetër, të braktisur nga punëtorët migrues dhe personat që shfrytëzojnë pushimin e gjatë për të udhëtuar jashtë vendit, metropolet në këtë periudhë shndërrohen thuajse në “qytete fantazmë”.

Pjesa më e madhe e blerjes së biletave po bëhet përmes internetit

Me përhapjen e shitjes së biletave të trenave përmes internetit, theksohet se këtë viti 70 për qind e biletave për transport hekurudhor janë blerë përmes interneti, ndërsa 30 për qind nga sportelet në terminale. Rrjedhimisht, para sporteleve nuk këtë nuk janë vërejtur turma të mëdha, ndërkohë që njerëzit po vërshojnë stacionet, siç thuhet në mesin e kinezëve, si “milingona që dërgojnë ushqime në strofkat e tyre”.

Ndërkohë, çdo vit gjatë periudhës së Chunyun numri i udhëtimeve rritet për 200 milionë. Thuhet se këtë vit numri i pasagjerëve që udhëtojnë me aeroplanë është rritur për 10 për qind. Këtë vit gjatë periudhës së pushimit përmes komunikacionit ajror do të udhëtojnë 58 milionë e 300 mijë persona, ndërkohë që numri i pasagjerëve me tren do të jetë 356 milionë.

Jang Rong, banor i qytetit Guilin në rajonin autonom Guangxi Zhuang, gjatë udhëtimit me tren për gazetarin e AA-së tha se për shkak të punës banon në Tianjin dhe për t’u kthyer në vendlindjen e tij Guilin do të ndërrojë mjetin e transportit në Pekin për të hipur në tren të shpejtë.

Duhet theksuar se me tren do të udhëtojë për tetë orë, Jang u shpreh: “Kur kthehem në vendlindje takohemi me shokët. Mblidhemi rreth 30-40 persona. Përgatisim ushqime të ndryshme për ta festuar së bashku vitin e ri. Meqenëse shokët e mi janë nga qytete dhe rajone të ndryshme, ata i bëjnë ushqimet dhe supat e tyre të famshme. Vitin e ri e festojmë me ushqime të ndryshme tradicionale të provincave jugore Sichuan, Guangdong dhe Guangxi.”

Një tjetër pasagjer, Ma Rao, duke vënë në pah se gjatë Chunyun me shokët dhurojnë dhe marrin dhurata në mënyrë reciproke, tha se Festën e Pranverës e shohin si një mundësi për t’u mbledhur së bashku.

Ma u shpreh se me kalimin e kohës në Kinë janë zhvilluar mundësitë e transportit, duke shtuar se udhëtimi është lehtësuar. “Takohemi për ta kaluar vitin e ri. Hamë ushqime së bashku dhe zbavitemi”, theksoi ai.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...