23 Janar 2017 - 10:57
“Data e vizitës do të përcaktohet në ditët përpara saj”, shtoi zyra e Netanyahu, duke theksuar se dy liderët biseduan për marrëveshjen e arritur me Iranin rreth programit të tij bërthamor, procesin e paqes me palestinezët dhe për çështje të tjera.
Donald Trump dhe Netanyahou diskutuan gjithashtu për kërcënimin që përbën Irani dhe ranë dakord se paqja mes izraelitëve dhe palestinezëve mund të arrihet vetëm nëpërmjet bisedimeve të drejtpërdrejta, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
Dy liderët trajtuan edhe një sërë çështjesh rajonale, veçanërisht kërcënimin që përbën Irani, deklaroi Shtëpia e Bardhë, duke dhënë shenjën e parë të një ashpërsimi të qëndrimit të administratës së re amerikane ndaj Teheranit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...