Foto: Reuters

Në Senat votohet për sekretarin e shtetit dhe drejtorin e CIA-s

23 Janar 2017 - 10:38      

Senati i Shteteve të Bashkuara sot pritet të votoj për të nominuarit e presidentit amerikan, Donald Trump, për sekretar shteti dhe për drejtor të agjencisë CIA.

Votimi i paraparë për sot bëhet në kohën kur dy senatorë të njohur republikanë, John McCain dhe Lindsey Graham, kanë deklaruar se do ta mbështesin të nominuarin për sekretar të shtetit, Rex Tillerson, përkundër lidhjeve të tij të afërta me presidentin e Rusisë, Vlaidmir Putin.

Senatorët McCain dhe Graham në deklaratën e përbashkët, thanë se megjithqë “ata ende kanë shqetësime” për marrëveshjet e zotit Tillerson me Rusinë dhe Putinin, ata “besojnë se ai mund të jetë avokat i fuqishëm i interesave të Shteteve të Bashkuara”.

Sot në Senat pritet edhe votimi për drejtorin e agjencisë CIA, ndërsa kandidat është anëtari i Kongresit, Mike Pompeo, republikan nga Kanzasi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...