McCain përkrah zgjedhjen e Tillersonit si sekretar shteti, por do të jetë i kujdesshëm

22 Janar 2017 - 19:04      

Senatori republikan nga Arizona, John McCain ka thënë se ai do e përkrahë ish shefin e kompanisë, Exxon Mobil, Rex Tillerson të bëhet Sekretari i Shtetit, megjithë lidhjet e tij të ngushta me Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin.

McCain i ka thënë sot televizionit amerikan, ABC se “nuk ka qenë vendim i lehtë” marrja e këtij vendimi dhe se ai është “shumë i kujdesshëm” në përkrahjen që i jep Tillersonit ditën kur Senati do të votojë për miratimin e tij, më 23 janar.

McCain ka thënë se Tillerson e ka bindur atë se e meriton përkrahjen pas disa takimeve private. Ai ka shtuar se ai gjithashtu beson se presidentëve të rinj duhet dhënë mundësinë kur janë në pyetje përzgjedhjet për postet në administratën e tyre.

Krahas Tillersonit, Senati pritet që nesër gjithashtu të votojë për emërimin e Mike Pompeo në krye të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, CIA.

Por, lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer ka thënë sot se Partia Demokratike nuk do të ngutet të votojë nominimet e presidentit Donald Trump.

Schumer ka thënë se do të ketë “debate të hollësishme” për shumicën e nominimeve.

Vetëm dy nominime të presidentit Trump janë miratuar deri më tash.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...