Medvedev rizgjedhet në krye të partisë Rusia e Bashkuar

22 Janar 2017 - 17:13      

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev është rizgjedhur në krye të partisë udhëheqëse ruse, Rusia e Bashkuar.

Votimi është mbajtur gjatë një konference të kësaj partie më 22 janar, ndërsa Medvedev ka garuar pa u sfiduar nga asnjë kundër kandidat. Ai është udhëheqësi i kësaj partie prej majit të vitit 2012.

Duke folur para delegatëve të partisë, pak para votimit, Medvedev ka thënë se partitë opozitare mund të shfrytëzojnë zgjedhjet lokale që janë paraparë të mbahen më 10 shtator që efektivisht të “nisin fushatën zgjedhore për president më herët”.

“Partia jonë nuk duhet të dorëzohet para provokimeve dhe duhet të mos përfshihet në intriga politike”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Rusia e Bashkuar, e cila e ka shumicën në Dumën shtetërore dhe kontrollon qeverinë qëndrore dhe shumicën e administratave rajonale, është “partia udhëheqëse” dhe “burimi kryesor politik” i presidentit rus, Vladimir Putin.

Rusia ka mbajtur zgjedhjet parlamentare në shtator të vitit 2016. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 11 mars, 2018.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...