Tërmeti 7.9 ballë godet Papua Guinenë e Re

22 Janar 2017 - 12:33      

Një tërmet me fuqi prej 7.9 ballë sipas Rihterit ka goditur sot shtetin Papua Guinenë e Re në Paqësor.

Qendra Amerikane për Hulumtime Gjeologjike (USGS) lajmëron se epiqendra e tërmetit është regjistruar 41 kilometra në veriperëndim të qytetit Panguna, në ishullin Bougainville në Papua Guinenë e Re.

Dridhja ka ndodhur në thellësi prej rreth 136 kilometrave dhe nuk ka shkaktuar vdekje në njerëz, as dëme materiale, transmeton KP.

Departamenti për paralajmërim të cunamit në Paqësor paralajmëroi për cunam të mundshëm në mbarë rajonin që përfshinë Papua Guinenë e Re, Ishujt Solomon, Nauru, Pohnpei, Kosraeu, Vanuatu, Chuuk dhe Indonezinë. Paralajmërimi disa orë më vonë është tërhequr.

Drejtori i Observatorit për Gjeologji në Papua Guinenë e Re, Chris Mckee deklaroi se epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi të madhe dhe se ky fakt ka hequr mundësinë e cunamit në rajon.

Papua Guinea e Re gjendet në “Unazën e ashtuquajtur të Zjarrtë të Paqësorit” që njihet për nga tërmetet e shpeshta dhe vullkanet aktive.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...