
22 Janar 2017 - 10:45
Nëntë vagonë dolën nga binarët në afërsi të stacionit Kunera në lagjen Vizianagaram, ka thënë kreu i hekurudhave, JP Mishra, raporton BBC.
Shumë njerëz ende janë të ngujuar në rrënojat dhe ekipet e shpëtimit kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet, transmeton Koha.net. Ende është e paqartë shkaku i këtij aksidenti.
Aksidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje kur treni po shkonte nga Jagdalpur në drejtim të Bhubanesëar.
Aksidentet e trenave në Indi nuk janë të pazakonshme. Nëntorin e vitit të kaluar 140 persona kishin vdekur pas daljes së trenit nga shinat në Uttar Pradesh, kurse në mars 2015 një aksident tjetër në Uttar Pradesh kishte marrë jetën e 39 personave dhe kishte lënduar 150 të tjerë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...