Foto: AP

Hillary Clinton në përkrahje të Marshit të Grave kundër Trumpit

22 Janar 2017 - 10:21      

Gjatë fushatës parazgjedhore, Hillary Clinton shpresonte që përkrahësit e saj do të ishin krenarë po të shoshin “Jam me të”.

E tani, kur gra në mbarë botën po marshojnë për të protestuar kundër ish-kundërshtarit të saj, tani presidentit Donald Trump, ajo po thotë se është me to.

Clinton, përmes llogarisë së saj në Twitter, shkroi dje në përkrahje të “Marshit të Grave”, duke përsëritur një prej porosive të saja më të qëndrueshme nga kandidatura presidenciale:

“Faleminderit që po u dilni në krah, po flisni e po marshoni për vlerat tona @womensmarch. Ka shumë rëndësi. Besoj fuqishëm se gjithmonë jemi Më të Fuqishme së Bashku”, ishte mesazhi i saj drejtuar turmave në mbarë botën, transmeton Koha.net.

Mbështetja e Clintonit për Marshin erdhi pas një proteste dramatike që i parapriu marshit. Organizatorët e kësaj ngjarje ngjallën debat pasi kishin lënë Clintonin jashtë listës së 27 femrave me ndihmën e së cilave “u shtrua rruga për ne që të marshojmë”.

Si kundërpërgjigje, përkrahësit e Clintonit nisën një peticion në Change.org si dhe një fushatë në Twitter me hashtagun #AddHerName (shtojeni emrin e saj).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...