Foto: Reuters

Trump në selinë e CIA-s: Sërish do fillojmë të fitojmë, ju do të udhëhiqni

21 Janar 2017 - 23:35      

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, një ditë pas dhënies së betimit, vizitoi selinë e CIA-s, ku mbajti një fjalë para rreth 400 punëtorëve të kësaj agjencie, duke i quajtur ata njerëz më të vërtetë unik dhe të mrekullueshëm.

Trump iu tha oficerëve të CIA-s se ka respekt të madh për Agjencinë, duke hedhur poshtë raportimet se ai është në konflikt me komunitetin amerikan të inteligjencës.

“Unë jam 1000 % me ju, jam prapa jush. Nuk është askush që ndihet më i fortë në lidhje me komunitetin e inteligjencës dhe CIA se sa Donald Trump. Unë ju dua, ju respektoj. Do të fillojmë të fitojmë përsëri dhe ju do të udhëhiqni”, u ka thënë Trump stafit të CIA-s gjatë vizitës në drejtorinë e agjencisë në Langley të Virginas.

Mediat amerikane kanë raportuar shumë herë se Trump ka raporte jo të mira me agjencitë amerikane të inteligjencës, pasi nuk është pajtuar me vlerësimet e tyre se Rusia ka kryer sulme kibernetike ndaj procesit zgjedhor amerikan, me qëllim që ta ndihmojnë Donald Trumpin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...