Foto: Reuters

Ukraina kërkon nga Trump të mbajë sanksionet ndaj Rusisë

21 Janar 2017 - 19:37      

Ministri i mbrojtjes së Ukrainës, Stephan Poltorak ka kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump që të vazhdoj ofrimin e përkrahjes ushtarake dhe politike për vendin e tij, sidomos duke vazhduar sanksionet kundër Rusisë me qëllim të pengohet eskalimi i situatës.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, një ditë pas inaugurimit të Trumpit, Poltorak ka thënë se “është shumë e rëndësishme për Ukrainën që të ketë përkrahjen politike nga Shtetet e Bashkuara”, raporton REL.

Heqja e sanksioneve amerikane ndaj Rusisë sipas Poltorak do të ishte një sinjal i rrezikshëm sepse kjo lejon që Rusia dhe shtetet e tjera të shkelin ligjin ndërkombëtar, duke krijuar mundësitë për kaos në botë.

Ai ka sygjeruar se Rusia do të nxitej të okupojë më shumë territor të Ukrainës apo edhe të okupjë ndonjë prej vendeve anëtare të NATO-s. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...