21 Janar 2017 - 18:37
Sipas tij, të gjithë e kanë të qartë se si Kroacia në Evropën juglindore është spirancë e stabilitetit, aleat i qëndrueshëm i NATO-s, anëtar dhe partner i qëndrueshëm i Bashkimit Evropian, raporton "Hina".
“Unë personalisht njoh të gjithë liderët kyçë dhe të gjithë krerët kyçë të organizatave ndërkombëtare. Jemi në kontakt të vazhdueshëm, dje kam biseduar me Stoltenbergun, me Hahnin, Mogherinin, Angel Gurría, por edhe me Schulzin, i cili me gjasë, pas Parlamentit Evropian, do të merr role kyçe në politikën gjermane”, ka shtuar kryeministrit kroat, transmeton Koha.net.
Plenkoviq vlerëson se rruga evropian dhe zgjidhja e çështjeve mes fqinjëve në mënyrë paqësore, është mënyra e duhur që të shkohet përpara.
“Besojmë fuqishëm se kjo do të ishte më e mira edhe për Bosnjën e Hercegovinën edhe për Malin e Zi, edhe për Maqedoninë e Kosovën e edhe për Shqipërinë e Serbinë. Të gjitha këto vende shohin kah Kroacia, kah përvoja dhe modeli ynë. Modeli ynë mund të shfrytëzohet edhe Ukraina e Gjeorgjia në kuptimin post-konfliktuoz por edhe në atë evropian. Njëjtë mund të vlejë edhe për fqinjët tanë dhe në këtë drejtim do të punojmë, natyrisht, në pajtim me partnerët tanë tjerë kyçë evropianë”, ka theksuar Plenkoviq.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...