Foto: Reuters

SHBA i kërkon Koresë së Jugut të arrestojë vëllain e Ban Ki-moon

21 Janar 2017 - 17:34      

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kërkuan Koresë së Jugut të arrestojë vëllain e ish-Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon për ryshfet.

Siç lajmëron agjencia e lajmeve Yonhap, SHBA-të bënë të ditur se për shkak të ryshfetit kërkojnë arrestimin e Ban Ki-sang dhe se kanë nisur negociata joformale me Ministrinë e Drejtësisë të Koresë së Jugut, transmeton Kosovapress.

Më tej thuhet se Ban Ki-sang dhe djali i tij Ban Joo-hyun, të cilët menaxhojnë me kompaninë jugo-koreane Keangnam në Vietnam, kanë tentuar t’i japin ryshfet një zyrtari të paidentifikuar nga Lindja e Mesme në vlerë prej 500 mijë dollarësh.

Ryshfeti kishte për synim shitjen e një ndërtese e cila ishte në pronësi të kompanisë në fjalë.

Kundër Ban-it dhe djalit të tij në New York më 11 janar është ngritur procedurë gjyqësore. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...