Pakistan, 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga shpërthimi i një bombe

21 Janar 2017 - 17:19      

Një bombë shpërtheu sot në një treg fruta-perimesh në veriperëndim të Pakistanit duke vrarë të paktën 20 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, njoftojnë zyrtarët lokalë.

Shpërthimi, që besohet të jetë shkaktuar nga një pajisje e improvizuar shpërthyese, ndodhi në orën 08:50 në një treg fruta-perimesh në Parachinar, në luginën Kurrum, që ndodhet në afërsi të kufirit me Afganistanin, transmeton KP.

“Të paktën 20 persona janë vrarë dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur”, tha Sabir Hussain, një mjek në spitalin e luginës Kurrum.

“Të paktën 15 persona të plagosur, të cilët janë në gjendje kritike u zhvendosën në një provincën fqinje për trajtim”, tha Hussain.

“Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në zonë”, tha një zyrtar lokal, Ikramullah Khan.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...