Foto: Reuters

Marshimi i Grave në Washington kundër Trumpit

21 Janar 2017 - 17:15      

Një ditë pas inaugurimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, një ngjarje që solli qindra mijëra njerëz në Washington, po mblidhet një tjetër turmë e madhe në kryeqytetin amerikan për të protestuar politikat e presidentit të ri.

Organizatorët e Marshimit të Grave në Washington thonë se janë në pritje të disa qindra mijëra njerëzve sot të cilët po mblidhen përgjatë Parkut Kombëtar.

Zyrtarët në Washington thanë se 1800 autobuzë janë regjistruar për të parkuar në qytet të shtunën, gjë që mund të thotë se rreth 100 mijë njerëz do të vijnë vetëm me autobuz.

Protesta të ngjashme janë planifikuar në shumë qytete të tjera të mëdha kudo në botë, duke përfshirë Londrën, Berlinin, Nairobin dhe Sidnein. Të paktën 600 mitingje janë planifikuar në mbarë botën.

Organizatorët e marshimit në Uashington thonë se duan t’i dërgojnë një mesazh presidentit të ri ditën e tij të parë të plotë në detyrë që të drejtat e grave janë të drejta njerëzore. Demonstruesit thonë se do të bëjnë thirrje për barazi racore dhe gjinore, kujdes shëndetësor të përballueshëm dhe të drejtat e abortit – çështje që ata thonë se janë nën rrezik nga presidenca e zotit Trump.

Sarah Young, e cili ka udhëtuar nga shtëpia e saj në Indiana për të marshuar në Uashington, i tha Zërit të Amerikës se shqetësimi i saj kryesor është kujdesi shëndetësor grave.

Çështje të tjera motivuese të pjesmarrësve janë fundi i dhunës ndaj grave, çështjet mjedisore, mbrojtja e të drejtave të punëtorëve, e personave me aftësi të kufizuara, emigrantëve dhe komunitetit LGBT.

Marshimi në Washington fillon sot në orën 10 të mëngjesit me një miting pranë ndërtesës së Kapitolit me fjalime dhe muzikë, dhe më pas të mbledhurit do të ecin përgjatë rrugës Independence Avenue në drejtim të Shtëpisë së Bardhë.

Ideja për marshim filloi në Facebook, ku disa gra në mbarë vendin, të zhgënjyera me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale bënë thirrje për organizim.

Kjo ngjarje është bërë edhe tema e kritikave në mediat sociale. Disa u tallën me protestuesit se nuk janë në gjendje të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Të tjerë kritikuan lëvizjen se nuk është gjithëpërfshirëse, sepse gratë që janë kundër abortit kanë thënë se nuk ndjehen të mirëpritura për t’iu bashkuar lëvizjes. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...