Parlamenti miraton ndryshimet kushtetuese që rrisin fuqinë e presidentit në Turqi

21 Janar 2017 - 15:23      

Parlamenti turk e ka miratuar një projektligj më 21 janar që do të zgjeronte shumë të drejtat ekzekutive të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe do të hap rrugën për mbajtjen e referendumit për këto ndryshime kushtetuese.

Qeveria ka thënë se propozimet, që postin presidencial do e bëjnë ekzekutiv, për herë të parë në historinë e Turqisë moderne, do të sigurojë një administratë më të thjeshtë dhe më efektive, ndonëse kritikët paralajmërojnë se kjo do i japë Erdoganit fuqi pa kontroll nga institucione të tjera.

Ndryshimet prej 18 nenesh të Kushtetutës janë miratuar me 339 vota pro në parlamentin me 550 ulëse.

Partia qeveritare për Drejtësi dhe Zhvillim, AKP e ka shumicën në parlament. Ndryshimet e kanë marrë përkrahjen edhe të Partisë Lëvizja Nacionaliste, e cila është akuzuar se ka marrë ryshfet nga AKP në pushtet.

Reforma i lejon Erdoganit të lëshojë dekrete, deklarojë masat emergjente dhe të emërojë ministra dhe zyrtarët kryesorë të shtetit si dhe shpërbëjë parlamentin.

Erdogan është bërë president në vitin 2014 pasi pothuajse për një dekadë ka shërbyer si kryeministër, ndërsa kritikët e akuzojnë për autoritarizëm për shkak të shumë arrestimeve të dhjetëra mijëra policëve, gjykatësve, ushtarakëve, gazetarëve dhe akademikëve prej dështimit të puçit të 15 korrikut.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...