Trump: Sot pushteti i kalon popullit

20 Janar 2017 - 18:13      

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas inaugurimit të tij ka mbajtur një fjalim gjatë të cilit ka thënë se pushteti tani i takon popullit.

Gjatë fjalimit të tij, Trump ka pasur vetëm kritika për qeverisjen e kaluar, duke thënë se amerikanët janë varfëruar, por këtë ai e ka quajtur si kohë e kaluar dhe se e ardhmja do të shërbejë për ndërtimin e Amerikës.

“Ne qytetarët e Amerikës, tani jemi bërë pjesë e një përpjekje të përbashkët për ta ndërtuar shtetin tonë dhe për t’i dhënë shpresë popullit tonë. Ne do të kemi sfida, ne do të kemi vështirësi, por ne do ta kryejmë punën”, ka thënë Trump.

“Çdo katër vjet ne mblidhemi këtu ne mblidhemi këtu për ta bërë tranzicionin. Falënderoj familjen Obama, ata kanë qenë të mrekullueshëm. Ceremonia e sotme ka një domethënie të veçantë sepse jo vetëm që po e bartim pushtetin nga njëra parti te tjetra, por po ua bartim juve, popullit”, ka shtuar ai.

“Për një kohë të gjatë një grup i vogël kanë udhëhequr me Amerikën, por njerëzit gjithmonë kanë bartur pasojat. Vendet e punës u mbyllën, politikanët e mbrojtën veten. Nuk ka pasur shumë për të festuar në shtetin tonë. Kjo do të ndryshojë që tani sepse ky moment është i juaji, ju përket juve”.

Më poshtë mund ta lexoni fjalimin e tij:

Kreu i Drejtësisë Roberts, President Carter, President Clinton, President Bush, President Obama, amerikanë të dashur dhe njerëz të botës, ju faleminderit.

Ne, qytetarët e Amerikës jemi bashkuar për një qëllim të vetëm, për të ndërtuar shtetin tonë dhe për t’ju dhënë shpresë njerëzve tanë, së bashku ne do ta caktojmë fatin e Amerikës dhe botës. Për shumë vite që do vinë, do të kemi sfida do të kemi vështirësi, por do ta kryejmë punën tonë. Çdo 4 vite do të mblidhemi këtu për ta bërë dorëzimin e pushtetit dhe jemi falënderues për Obamën dhe gruan e tij Michelle Obama, për punën e bërë, jeni të mrekullueshëm, faleminderit.

Ceremonia e sotme ka një domethënie të veçantë, sepse nuk është që ne vetëm e marrim pushtetin nga një administratë në tjetrën, po e marrim pushtetin dhe po e transferojmë nga Washington D.C dhe po ja u japim juve, njerëzve të Amerikës.

Për një kohë shumë të gjatë një grup i vogël i njerëzve kanë udhëhequr Amerikën dhe njerëzit e Amerikës nuk kanë dashur pasuritë e shtetit. Institucioni mbronte veten, por jo edhe qytetarët e Amerikës. Fitoret e tyre nuk kanë qenë fitoret e juaja, triumfet e tyre nuk kanë qenë triumfet e juaja dhe përderisa ata festonin, familjet amerikane kishin vështirësi në gjithë botën.

Kjo ndryshon gjithçka dhe do të ndryshojë që tani në këtë moment, sepse ky moment ju përket juve. Ju takon të gjithëve juve që jeni këtu dhe ata qe po na shikojnë nga gjithë Amerika. Kjo është dita juaj, festa juaj dhe Shtetet e Bashkuara janë shteti juaj.

Ajo që ka rëndësi të madhe, është se nuk ka rëndësi cila parti e udhëheq qeverinë tonë, por ka rëndësi se cila qeveri është e udhëhequr nga njerëzit tanë.

20 janari 2017 do të mbahet në mend si dita kur njerëzit u bënë udhëheqësit e këtij shteti përsëri. Burrat dhe gratë e harruara të shtetit tonë nuk do te mbesin më të harruar. Të gjithë po ju dëgjojnë juve tani, dhjetëra e mijëra nga ju që po bëheni pjesë e një zhvillimi, që bota kurrë nuk ka parë më parë. Është e domosdoshme që një shtet të ekzistojë për t’i shërbyer popullit të vet. Amerikanët duan shkolla të mira për fëmijët e tyre, lagje të mira për familjet e tyre dhe punësim të mirë për vete. Këto janë kërkesa të drejta dhe të arsyeshme të publikut të gjerë dhe për qytetarët tanë ekziston një realitet ndryshe, nënat dhe fëmijët të zhytur në varfëri i japin një imazh ndryshe popullit tonë.

Ne jemi një popull dhe dhimbja e tyre është dhimbja jonë, ëndrrat e tyre janë ëndrrat tona dhe suksesi i tyre do të jetë suksesi jonë. Ne ndajmë një zemër, një shtëpi dhe një fat. Betimi i zyrës që po e marr sot është një betim i bashkimit për të gjithë amerikanët.

Ne kemi mbrojtur kufijtë e shteteve tjera, duke refuzuar që ta mbrojmë kufirin tonë dhe kemi shpenzuar biliona dollarë duke lënë infrastrukturën e Amerikës anash. Kemi bërë shtetet tjera të pasura përderisa pasuria dhe fuqia e shtetit tonë është zbehur përtej horizontit. Kur Amerika është e bashkuar ajo është e pandalshme.

Nga kjo ditë do të jetë vetëm Amerika e para, çdo vendim me marrëdhëniet më jashtë. Mbrojtja do të bëjë që të ketë prosperitet më të madh, unë kurrë nuk do t’ju zhgënjej. Amerika do të fitojë sërish, do të fitojë si asnjëherë më parë, do të kthejmë punët, kufijtë dhe në do t’i kthejmë ëndrrat tona.

Ne do ndërtojmë rrugë të reja, autostrada, tunele dhe hekurudha në shtetin tonë të mrekullueshëm, do ta rindërtojmë shtetin tonë Amerikën me rregulla të thjeshta. Ne do të kërkojmë miqësinë e shteteve të tjera të botës, ne duam që të jemi shembull për të gjithë, ne do të shkëlqejmë, ne do të bëjmë aleanca të reja, do të luftojmë terrorizmin do ta zhdukim nga faqja e dheut.

Bibla na thotë “sa bukur është kur njerëzit e zotit jetojnë bashkë”, ne duhet që t’i diskutojmë mosmarrëveshje tona dhe gjithmonë të jemi solidar kur Amerika është e bashkuar, është absolutisht e pandalshme, ne do të jemi të mbrojtur nga zoti.

Ne duhet të ëndërrojmë akoma më shumë se një shtet, Amerika nuk do pranojë më amerikanë që vetëm flasin dhe nuk bëjnë asgjë. Koha e përjetimeve boshe ka kaluar, tash është koha e veprimeve, mos lejoni askënd që nuk mund të bëhet, shteti jonë do të prosperojë sërish.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...