SHBA liron një pako të dokumenteve të konfiskuara të Bin Ladenit

20 Janar 2017 - 15:27      

Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, dje e ka liruar pakon e fundit të dokumenteve të konfiskuara gjatë ndërhyrjes së komandosëve amerikanë në kompleksin sekret të liderit të al-Kaidës, Osama bin Laden, në Pakistan, në vitin 2011, me ç’rast u vra bin Ladeni.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë punuar gjatë dy viteve të fundit për t’i desekretizuar informacionet e zëna gjatë ndërhyrjes.
Pakoja finale përbëhet nga 49 dokumente, përfshirë letra për dhe nga bin Ladeni, zëvendësit e tij dhe të familjes së tij.

Agjencia AP raporton se në këto dokumente përfshihet edhe mospajtimi ndërmjet bin Ladenit dhe një grupi që bashkëpunonte me al-Kaidën në Irak, i cili më vonë u shndërrua në Shtetin Islamik.

Rrjeti CNN ka raportuar se në letrën e 7 janarit të vitit 2011, pesë muaj para se të vritej, bin Ladeni u kishte shkruar djemve të tij, Uthman dhe Muhammad, se “situata e sigurisë” nuk po u lejonte që të bashkoheshin.

Në grupin e dokumenteve ishte edhe letra e vajzës së bin Ladenit, Khadija, e cila u thoshte prindërve se ajo kishte vuajtur nga një numër i problemeve shëndetësore, përfshirë malarien dhe tifon.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...