20 Janar 2017 - 13:23
Ky veprim nga ligjvënësja e pavarur, Aylin Nazliaka, ka shkaktuar ndërprerje prej dy orësh në debat për ndryshimet kushtetuese, me të cilat do të zgjerohej autoriteti i Erdoganit.
Po ashtu, është shkaktuar rrahje e femrave deputete, ndëra dy prej tyre kanë përfunduar në spital.
Ligjvënësja Pervin Buldan, nga një parti prokurde, është dërguar në spital meqë raportohet se ishte qëlluar në gjoks.
Ligjvënësja e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi në qeveri, Gokcen Enc, ishte akuzuar nga opozita se i ka sulmuar koleget e saja deputete.
Partia e saj tha se deputetja Enc, po ashtu, ishte dërguar në spital për dyshime se ishte goditur në qafë dhe shpinë.
Kjo ishte hera e tretë që debatet për amandamentet e propozuara në Parlamentin e Turqisë kanë rezultuar me rrahje.
Partia e zotit Erdogan, e cila e udhëheq qeverinë, thotë se Turqisë i duhet presidencë e fortë.
Kritikët theksojnë se ndryshimet do t’i japin shumë autoritete Erdoganit.
Pritet që votimi në parlament për këto ndryshime kushtetuese do të bëhet sot ose nesër.
Nëse miratohen, këto reforma do të dalin në referendum.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...