Presidenti i ri i Bullgarisë bëri betimin

19 Janar 2017 - 14:26      

Sofje, 19 janar – Presidenti i ri bullgar, Rumen Radev u betua sot në parlamentin e vendit para marrjes zyrtarisht të postit të kreut të shtetit.

Radev, 53 vjeç, kandidoi me mbështetjen e Partisë Socialiste bullgare dhe mposhti rivalin e mbështetur nga Partia Konservatore që atëherë ishte në pushtet, GERB, në një balotazh zgjedhor, më 13 nëntor.

Ai zëvendësoi Rosen Plevenliev të partisë GERB, i cili nuk pranoi të kërkonte rizgjedhje.

Triumfi i Radevit shkaktoi rënien e qeverisë dhe, duke qenë se nuk ka një koalicion të ri, Bullgaria po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Një ish-gjeneral i forcave ajrore, Radev shihet më shumë miqësor ndaj Rusisë nga paraardhësi i tij, i cili ishte fuqimisht properëndimor.

Bullgaria është pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...