Al-Kaeda merr përgjegjësinë për sulmin në Mali që shkaktoi 60 të vdekur

19 Janar 2017 - 11:29      

Bamako, 19 janar – Filiali i grupit terrorist al-Kaeda në Magrebin Islamik ka marrë përgjegjësinë për një makinë bombë, që shkaktoi vrasjen e 60 personave në një kamp ushtarak në qytetin verior të Malit, në Gao, sipas një portali që monitoron organizatat xhihadiste.

Deklarata, nga një degë e al-Kaedës në veri të Afrikës, është regjistruar dje nga grupi i shërbimeve sekrete të uebsajtit.

Faqja e internetit gjithashtu ka thënë se grupi terrorist deklaron se 80 ushtarë janë vrarë nga shpërthimi.

Më herët, presidenti i Malit, Ibrahim Boubacar tha se 60 persona ishin vrarë nga bomba.

Boubacar tha më tej se 115 persona ishin plagosur.

“Pesë kamikazët ishin gjithashtu në mesin e të vrarëve”, sipas zëdhënësit të qeverisë, Mountaga Tall.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...