Në Egjipt dënohen 52 civilë antipuçistë me burgim deri më 25 vjet

19 Janar 2017 - 09:44      

Kajro, 19 janar – Gjykata ushtarake e Egjiptit ka dënuar 52 civilë antipuçistë me burgim deri më 25 vjet, në mesin e të cilëve edhe kryetarin e Këshillit Udhëzues të Vëllazërisë Muslimane (Ihvan), Muhammed Bedii, raporton Anadolu Agency (AA).

Ahmed Saad, avokati i të pandehurve, në një deklaratë për AA tha se “Gjykata ushtarake ka caktuar dhjetë vite burgim për Dr. Muhammed Bedii dhe tre persona si dhe burgim të përjetshëm (25 vite) për 48 persona të gjykuar në mungesë".

Avokati Saad theksoi se gjykata po ashtu ka shpallur vendimin për shfajësimin e 20 personave në mungesë të provave.

Ndryshe, gjykata akuzon të pandehurit për “bastisje në stacion dhe arratisjen e të pandehurve aty drejt Sinait Verior” më 14 gusht të vitit 2014.

Pas marrjes së pushtetit nga ana e ushtrisë më 3 korrik të vitit 2013 në Egjipt, qindra antipuçistë ishin përballur me akuza të ndryshme, si “organizim protestash pa leje, përfshirje në incidente të dhunës, pjesëmarrje në organizatë të ndaluar”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...