Dodik kërkon që ambasadorja amerikane në BeH të shpallet person i padëshiruar

19 Janar 2017 - 09:39      

Banja Llukë, 19 janar – Presidenti i Republikës Srpska (RS), Milorad Dodik, sot deklaroi se kërkon nga Igor Çërnadak, ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), që të shpallë si të padëshirueshme ambasadoren amerikane në BeH, Maureen Cormack, por nëse nuk bëhet kjo, nga BeH-ja ta tërheq administrata e re e SHBA-ve dhe penalisht ta ndjek.

Me rastin e vendimit të administratës së SHBA-ve që është në largim që të vendos sanksione kundër tij, Dodik në Banja Llukë theksoi se është me rëndësi që këto nuk janë sanksione ndaj RS-së.

“Ndihem krenar dhe këtë nuk e përjetoj si dënim meqë kjo është dëshmi se nuk kam qenë i gatshëm që të tregtojë me interesat e RS-së në asnjë moment kur këtë e prisnin nga unë ambasadorë të ndryshëm, e veçmas ambasadorja në largim, Cormack”, tha Dodik.

Sipas tij, vendimi është i konsumuar, sepse, siç tha ata që e kanë sjell e dinë shmë mirë se ai nuk ka kurrfarë prone, as llogarie në SHBA, dhe në bazë të kësaj nuk kanë çfarë të bllokojnë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...