18 Janar 2017 - 21:08
Obama largohet të premten nga detyra e tij si President i Shteteve të Bashkuara për 8 vite rresht, duke ja lënë vendin Donald Trumpit, pas betimit të tij tek shkallët e ndërtesës së Kapitolit, si Presidenti i 45-të amerikan.
Obama, i partisë Demokrate, e kundërshtoi me forcë kandidaturën e Trumpit gjatë fushatës presidenciale, duke e cilësuar manjatin miliarder të pasurive të patundshme të shndërruar në politikan, si të papërshtatshëm për të udhëhequr vendin.
Por, pas zgjedhjeve, Presidenti është takuar me Trump disa herë dhe ata kanë biseduar në raste të ndryshme për kalimin paqësor të qytetit.
Me afrimin e ardhjes në pushtet të zotit Trump, mes të dy udhëheqësve mbeten tensionet, sidomos pasi Donald Trump u zotua të përmbysë shumë nga urdhrat ekzekutivë dhe për të siguruar miratimin e Kongresit për të zhbërë programin e reformave në sistemin e shërbimit shëndetësor.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...