Haley: Rusisë nuk mund t’i besohet

18 Janar 2017 - 21:02      

E nominuara e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për ambasadore të SHBA-së në OKB, ka thënë se Rusia nuk është vend që mund t’i besosh dhe se ky vend duhet të ndërmarrë “veprime pozitive” para se Uashingtoni të heq sanksionet kundër Moskës.

Guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley i ka thënë një komisioni të Senatit amerikan gjatë seancës dëgjimore për emërimin e saj ambasadore në OKB më 18 janar se Rusia po bënë përpjekje që të “shfaqë muskujt”.

“Unë nuk mendoj se mund t’iu besojmë atyre” ka thënë 44 vjeçarja Haley komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan.

Haley, e cila e ka kritikuar Trumpin gjatë fushatës zgjedhore, ka pak përvojë në çështjet ndërkombëtare dhe se nuk ka folur shpesh publikisht rreth qëndrimeve të saj për politikën e jashtme.

Trump ka thënë se dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale me Rusinë të cilat janë përkeqësuar si pasojë e veprimeve të Moskës në Ukrainë dhe Siri.

Kjo ka nxitur kritikët që thonë se Trump është shumë i butë ndaj politikës së jashtme agresive të Moskës.

Seanca dëgjimore për konfirmimin e Haleyt po ndodhë derisa agjencitë amerikane të inteligjencës kanë thënë se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane përmes sulmeve kibernetike që janë urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Nëse konfirmohet nga Senati, Haley do e pasojë Samantha Power, një kritike e ashpër e aneksimit që Rusia ia ka bërë gadishullit ukrainas të Krimesë dhe përkrahjes që Moska iu ka dhënë separatistëve në Ukrainën lindore dhe presidentit sirian, Bashar al Assad.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...