Edhe gruaja e George H.W Bush shtrohet në spital [foto]

18 Janar 2017 - 20:33      

Barbara Bush është shtrirë në spital vetëm pak ditë pasi burri i saj, ish -presidenti amerikan George H.W. Bush u shtrua në të njëjtin spital për shkak të pneumonisë.

91 vjeçarja, Barbara Bush është dërguar për trajtim në spitalin e Houston në mëngjesin e sotëm, “si mas paraprake për shkak të lodhjes së madhe dhe kollitjes”, sipas deklaratës zyrtare nga zyra e Bushit.

Burri i saj, George H.W. Bush është shtruar në të njëjtin spital në Houston pasi vuante nga “problemet me frymëmarrje”.
Sipas Jim McGrath, Presidenti Bush është në njësit e kujdesit intensiv për të trajnuar një problem me frymëmarrje të shkaktuar nga pneumonia, por tani gjendja e tij është e qëndrueshme dhe është duke pushuar në mënyrë komfore, transmeton koha.net.

McGrath ka shtuar se Barbara, e cila ka festuar 72 vjetorin e martesës me George Bush me 6 janar, u shtrua në spital si masë paraprake, pasi ajo ka filluar të shfaq simptoma si të lodhjes së madhe dhe kollitjes.

Shikoni edhe: Hospitalizohet ish presidenti George H.W. Bush

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...