18 Janar 2017 - 17:47
Ky qëndrim është ndryshe prej pozicioneve të dy organizatorëve të këtyre bisedimeve, Rusisë dhe Turqisë që kanë thënë se administrata e re amerikane, nën udhëheqjen e Donald Trump, duhet të jetë e pranishme në bisedimet për Sirinë.
“Ne nuk i kemi ftuar dhe jemi kundër pranisë së tyre”, ka thënë ministri i jashtëm iranian, Xhavad Zarif, më 17 janar.
“Në këtë fazë, (negociatat) duhet të mbesin tri-palëshe”, ka thënë për AFP-në, zëdhënësi i Zarifit, Bahram Ghasemi.
Rusia, Turqia dhe Irani kanë nxitur bisedimet për paqe pasi forcat qeveritare kanë fituar betejën në Alepon lindore gjatë dhjetorit, një nga zonat kryesore që ka qenë nën kontrollin e rebelëve.
Irani dhe Rusia janë përkrahësit kryesor të presidentit sirian, Bashar al Assad, ndërsa Turqia përkrahë grupet rebele.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...