
18 Janar 2017 - 13:13
“Derisa shumë vende në Evropë planifikojnë mbajtje të zgjedhjeve këtë vit, ne duhet të presim përpjekje të mëtejshme nga Rusia për ndërhyrje në procesin demokratik”, tha Biden dhe ka shtuar se “ju premtoj se kjo do të ndodhë përsëri dhe qëllimi është i qartë: për ta shkatërruar rendin liberal ndërkombëtar”, transmeton rel.
Më tutje, gjatë fjalimit të tij të sotëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, zyrtari i lartë amerikan u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, që “ta udhëheqin luftën” për mbrojtje të vlerave liberale dhe ka këmbëngulur që NATO-ja duhet të mbetet elementi kryesor i marrëdhënieve transatlantike.
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili inaugurohet pasnesër, ka vlerësuar se NATO-ja është e “vjetëruar”, duke e akuzuar se nuk ka bërë sa duhet në luftimin e terrorizmit. Megjithatë Trump ka pranuar se aleanca është ende “shumë e rëndësishme” për të.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...