18 Janar 2017 - 12:48
Që prej javësh po kryhen punime intensive për ceremoninë e betimit që do të mbahet për Donald Trumpin. Në ceremoninë treditore të dorëzimit të detyrës, e cila parashikohet se do të ketë një kosto 200 milionë dollarë krahas Obamës që do të dorëzojë detyrën dhe familjes së tij do të marrin pjesë shumë personalitete nga bota e artit dhe politikës së SHBA-ve.
Mësohet se në ceremoninë, e cila do të mbahet në oborrin e ndërtesës së Kongresit Amerikan, parashikohet të marrin pjesë afërsisht 900 mijë amerikanë. Ceremonia ku Trump do të marrë zyrtarisht detyrën si presidenti i 45-të i SHBA-ve zhvillohet për çdo president me ndryshime të vogla që nga betimi i presidentit të parë George Washington në New York në vitin 1789.
Një ditë para ceremonisë që do të mbahet më 20 janar Trump dhe zv/presidenti Mike Pence do të vendosin kurorë në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në varrezat kombëtare Arlington.
Pas ceremonisë në varreza në monumentin Lincoln që është një prej simboleve të kryeqytetit do të nisë koncerti me temë "Ta bëjmë Amerikën Përsëri të Madhe" që është slogani i fushatës zgjedhore të Trumpit. Në koncert krahas bandës së marshimeve do të marrin pjesë edhe këngëtarë si Toby Keith, 3 Doors Down dhe grupe të ndryshme. Donald Trump dhe Mike Pence do të mbajnë një fjalim këtu duke iu drejtuar pjesëmarrësve.
Ndërsa më 20 janar dita do të fillojë me vajtjen e Trump dhe familjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, ku dhe do të takohen dhe prezantohen aty me Shtëpinë e Bardhë nga familja Obama.
Trump dhe Obama pas një takimi të shkurtër bashkë me familjet e tyre do të marrin pjesë në një ceremoni fetare në një kishë pranë Shtëpisë së Bardhë, ku dhe më pas Trump dhe Obama do të kalojnë në Kongresin Amerikan për ceremoninë e betimit.
Më 20 janar në orët e drekës Trump do të bëjë betimin para kryegjyqtarit të Gjykatës së Lartë të SHBA-ve, John Roberts. Ndërsa më 21 janar në katedralen kombëtare Washington do të mbahet mesha fetare e cila kryhet që prej vitit 1933. Pas ceremonisë fetare në katedrale, Donald Trump do të nisë detyrën si presidenti i 45-të në zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...