Tri tërmete dridhën sot Italinë

18 Janar 2017 - 12:23      

Tri lëkundje sizmike me magnitudë nga 5.1 deri në 5.4 kanë tronditur sërish Italinë Qendrore, e para rreth orës 10:25, e ndierë në rajonet e Lacios, Abruzzos dhe në Marche, ndërsa e dyta dhe e treta rreth orës 11:14, edhe më intensive dhe më të zgjatura, bën të ditur TCH.

Epiqendra e tërmetit të parë është regjistruar, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkaneve, në Montereale, në provincën e Aquilas, në një thellësi prej 9.2 km.

Është e njëjta zonë pranë Amatrices, që u shkatërrua nga tërmeti i 24 gushtit të vitit të kaluar. Gjatë lëkundjeve sizmike të rreth 5 muajve më parë, në Italinë Qendrore, humbën jetën 299 persona.

Ndërsa epiqendra e tërmetit të dytë është regjistruar në Capitignano, në thellësinë prej 9.1 km, sërish në Aquilano. Lëkundja e tretë preku Pizzolin (L’Aquila) në thellësinë 8.9 km, me magnitudë 5.3.

Lëkundja e orës 10:30 trembi edhe banorët e Rietit, aty ku studentë të disa shkollave kanë dalë nga klasat për t’i paraprirë çdo rreziku. Edhe në Romë, ku lëkundjet janë ndierë me intensitet të lartë, disa të pastrehë janë mbledhur nëpër oborre, ndërsa janë evakuuar edhe muzetë dhe metrotë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...