Foto: Reuters

Tjetër padi për ngacmim seksual kundër Donald Trump

18 Janar 2017 - 10:45      

U duk se me fitoren e zgjedhjeve të 8 nëntorit, Donald Trump i la pas krahëve akuzat për ngacmime seksuale, por çështja vazhdon ta përndjekë presidentin e ri amerikan.

Një prej dhjetëra grave që denoncuan raste abuzimesh gjatë fushatës elektorale depozitoi një padi kundër tij në Nju Jork të martën, duke e akuzuar miliarderin për shpifje dhe dëm ekonomik e emocional, transmeton TCH. Padia e depozituar nga Summer Zervos, ish-pjesëmarrëse në programin “reality show” të Trumpit “The Apprentice”, fokusohet tek mohimet e akuzave të saj dhe grave të tjera nga ana e manjatit të pasurive të paluajtshme, i vënë në shënjestër për ngacmime të mundshme seksuale.

Zëdhënësja e Trumpit, Hope Hick i cilësoi në atë kohë si absurde pretendimet, ndërsa vetë republikani që merr frerët e Amerikës në 20 janar, i mohoi të gjitha akuzat përmes postimeve në Twitter, deklaratave, intervistave e komenteve në tubim. Gjatë një aktiviteti elektoral në Karolinën e Veriut, në 14 tetor, sugjeroi se akuzueset po i sajonin historitë për publicitet apo për të dëmtuar fushatën e tij.

Në një konferencë për shtyp në Los Angeles, Zervos tha se miliarderi duhej t’i kërkonte falje: “Duke qenë se ai ende nuk më ka kërkuar ndjesë, nuk më ka lënë alternativë tjetër veçse ta padis atë për hir të reputacionit tim”.

Në padi thuhet se gruaja kërkon të gjitha dëmshpërblimet e mundshme, përfshirë ndjesën nga ana e Trumpit. Përfaqësuesja ligjore e Zervos, Gloria Allred, një avokate VIP-ash, e cila ka përfaqësuar edhe gratë që kanë akuzuar komedianin Bill Cosby për abuzime seksuale, gjatë konferencës për shtyp parashtroi mundësinë që Trumpit t’i kërkohej një dëshmi lidhur me rastin. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...