18 Janar 2017 - 10:29
Ministri i Brendshëm i Lituanisë, Eimutis Misiunas, siç transmeton rel, tha mbrëmë se kjo barrierë do të kushtojë afro 3.85 milionë dollarë dhe do të përfundojë deri në fund të këtij viti.
Ministri Misiunas ka pranuar se ky objekt nuk do të sigurojë mbrojtje të madhe kundër ndonjë sulmi masiv ushtarak, por theksoi se me këtë tregohet shqetësimi i vendit të tij për këmbëngulësinë në rritje të Rusisë, e cila i ka vendosur mijëra ushtarë në këtë rajon.
Lituania, që është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, ndërtimin e barrierës e ka arsyetuar edhe me reduktimin e kontrabandës.
“Ne duhet ta parandalojmë kontrabandën dhe t’i forcojmë kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian”, tha Misiunas, dhe ka shtuar se “ne e dimë mirë se çka po ndodhë brenda enklavës ruse”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...