Foto: REL

Reagon Dodiku pas vendosjes së sanksioneve nga SHBA-ja

18 Janar 2017 - 08:26      

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik sot gjatë ditës do të mbajë konferencë shtypi me rastin e vendimit të Washingtonit që të vendosen sanksione ndaj tij, të cilat nënkuptojnë ndalesë për udhëtim në SHBA, bllokim i pronës në territorin e këtij shteti, si dhe në të gjithë vendet të cilat do t’u bashkëngjiten sanksioneve.

Vendosjen e sanksioneve mbrëmë e konfirmoi edhe ambasadorja amerikane në BeH, Maureen Cormack, në mesazhin e publikuar në kanalin e Ambasadës së SHBA-së në Youtube.

“Sot Zyra për kontroll të pronës së të huajve pranë Ministrisë së Arkës, në konsultime Departamentin e Shtetit, vendosi sanksione kundër Millorad Dodikit, president i Republikës Serbe, ndërsa dispozita aprovon sanksione kundër personave për të cilët është konfirmuar se aktivisht obstruojnë ose paraqesin rrezik të konsiderueshëm në obstruksionin aktiv të zbatimit të Marrëveshjes paqësore të Dejtonit”, deklaroi Kormak.

Ajo tha se Dodik e ka kundërshtuar Gjykatën Kushtetuese të BeH-së dhe e ka shkelur ligjin, si dhe atë se paraqet rrezik i konsiderueshëm për zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

“Kjo masë paraqet përcaktimin tonë të fuqishëm për Marrëveshjen e Dejtonit, sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së dhe integrimi i vazhdueshëm evropian i vendit”, shtoi ambasadorja amerikane në BeH, transmeton .

Si rezultat i sanksioneve, secila pjesë e pronës ose interes për pronë të Dodikit, ndërsa e cila është në posedim ose nën kontroll të ndonjë personi nga SHBA-ja ose ndodhet në SHBA, duhet të bllokohet, theksoi ambasadorja.

“Krahas kësaj, në përgjithësi janë ndaluar transaksione të shtetasve të SHBA-së, ndërsa të cilët e përfshijnë zotëri Dodikin”, theksoi Kormak.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se ka qenë i informuar se një gjë e tillë do të ndodhë, ndërsa edhe vetë Dodiku tha se i ka pritur sanksionet. Me këtë rast, sot në orën 11 do të mbajë konferencë shtypi, njoftuan nga zyra e tij. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...