17 Janar 2017 - 17:51
Sipas të dhënave të KB-së, vetëm gjatë javës së kaluar janë shkatërruar apo dëmtuar shtëpitë e rreth 12.500 banorëve të Mosulit.
Në kumtesën e Organizatës botërore theksohet se edhe luftimet e ashpra në qytetin e dytë për nga madhësia në Irak, kanë rezultuar me numër të madh të viktimave civil.
KB në dokument i akuzon xhihadistët se disa herë kanë gjuajtur civilë të cilët kanë tentuar të arratisen nga pjesët e qytetit të cilat janë nën kontrollin e tyre.
Sipas të dhënave të organizatës ndërkombëtare, para fillimit të ofensivës irakiane për çlirimin e Mosulit, në tetor të vitit të kaluar, në qytet kanë jetuar mbi një milion persona.
Armata irakiane pohon se në vijimin e deritanishëm të ofensivës forcat e saj kanë ndërmarrë kontroll ndaj pjesës më të madhe të Mosulit lindor, si dhe ndaj tre prej pesë vendeve kyçe të lumit Tigër, i cili kalon përmes qytetit.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...