17 Janar 2017 - 17:20
Parveen Bibi është dënuar me vdekje për vrasjen e vajzës së saj Zeenat Rafiq, vetëm pak javë pasi ajo ishte martuar me Hassan Khanin në qershorin e vitit të kaluar, raporton CNN.
Nëna kishte lidhur vajzën 18-vjeçare me ndihmën e djalit, para se ta lyente me kerozinë për ta djegur për së gjalli në shtëpinë e tyre në Lahore të Pakistanit, transmeton Koha.net.
Bibi kishte dalë në rrugë duke bërtitur se ajo kishte vrarë vajzën, sipas saj, për turpërimin e familjes për martesën e pa lejuar.
Gjykata me burgim të përjetshëm ka dënuar edhe vëllanë e viktimës, Anees Rafique, i cili i kishte ndihmuar nënës që ta vriste motrën e tij.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...