Putin e akuzon administratën Obama se “po përpiqet ta pengojë Trumpin”

17 Janar 2017 - 17:14      

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka akuzuar administratën e presidentit amerikan, Barack Obama, se po përpiqet “ta shkatërroj legjitimitetin” e presidentit të zgjedhur, Donald Trump, duke përhapur atë që Putin i cilësoi si pretendime të rrejshme.

Javën e kaluar, raportet në media theksonin se në një dosje sekrete të inteligjencës, që u ishte dorëzuar Obamës dhe Trumpit, kishte informata të pahijshme dhe kompromituese, të mbledhura nga Rusia, për presidentin e zgjedhur, Donald Trump, i cili i ka hedhur poshtë këto pretendime si “lajme të rrejshme”.
Më tutje, duke folur sot në një konferencë për gazetarë në Moskë, Putin e ka hedhur poshtë dosjen me aktivitetet e dyshuara seksuale të Trumpit në një hotel në Moskë në vitin 2013, si “gënjeshtër” dhe i ka akuzuar ata që i urdhëruan ato se janë “më të këqij se prostitutet”.
Putin ka shprehur shpresën e tij se Moska dhe Uashingtoni eventualisht mund t’i normalizojnë raportet e tyre të trazuara.
Më herët këtë muaj, agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, patën konkluduar se Putin kishte urdhëruar fushatë të sulmeve kibernetike, me qëllim të shkatërrimit të demokracisë amerikane, t’i ndihmoj Trumpit dhe ta diskreditoj rivalen e tij në zgjedhjet e 8 nëntorit të vitit të kaluar, Hillary Clinton.
Trump, i cili në postin e presidentit amerikan inaugurohet më 20 janar, ka thënë se synon përmirësimin e raporteve me Moskën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...